davenport per rastin e liridona murselit tjeter rast brutal i femicidit thirrje zgjimi per te gjithe ne 656af5672c675

Davenport për rastin e Liridona Murselit: Tjetër rast brutal i femicidit – thirrje zgjimi për të gjithë ne

December 2, 2023
1 minut lexim

Kreu i misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, ka reaguar pas rastit të vrasjes së Liridona Murselit në Prishtinë.

Ai në lidhje me ngjarjen tha se ndjehet i tmerruar nga “një rast tjetër brutal i femicidit në afërsi të Prishtinës”.

“I tmerruar nga një rast tjetër brutal i femicidit në afërsi të Prishtinës – teksa shënojmë 16 Ditët e Aktivizimit kundër dhunës në familje. Thirrje zgjimi për të gjithë ne – #VeproTani #StopFemicidit”, shkroi Davenport.

Liridona Murseli u vra tri ditë më parë në Prishtinë, ndërsa dje u arrestua bashkëshorti i saj dhe dy persona të tjerë, të cilët dyshohet se organizuan dhe kryen vrasjen e saj.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

vdekja e punetorit ne hec in e gramshit arrestohet shoferi i kamioncines si ndodhi aksidenti 656af34dc43b1
Story i mëparshëm

Vdekja e punëtorit në HEC-in e Gramshit, arrestohet shoferi i kamionçinës, si ndodhi aksidenti

mediat britanike shkruajne per viziten e rita ores ne kosove zbulojne projektin qe ajo po realizon ne vendlindje 656af5a1c65b2
Story i radhës

Mediat britanike shkruajnë për vizitën e Rita Orës në Kosovë, zbulojnë projektin që ajo po realizon në vendlindje

Të fundit nga

ShkoLartë