Deputetja e Frontit Europian, Ilire Dauti e ftuar në emisionin Klan Debat në televizionin Klan Macedonia tha Ziadin Sela nuk i fal ata që e prenë në besë, duke aluduar kështu tek Arben Taravari për të cilin Dauti tha se ai u vendos në shërbim të VMRO-DPMNE-së.
“Zijadin Sela beson, mirëpo ata që e prenë në besë nuk ua fal. Taravari ka pasur mundësinë të jëtë në parti, ta mbajmë partinë, mirëpo ai vendosi të jetë në shërbim të Mickoskit. Ndaj unë pavarësisht se çka flitet për bashkim, mendoj qe edhe vetë z.Sela mund të pronocohet për këtë punë”, tha Dauti.
Dauti shtoi se ASH vazhdon të mbrojë të drejtat dhe dinjitetin shqiptar.
“Unë gjithmonë e kam dashur emrin Aleanca për Shqiptarët, sepse më të vërtetë është aleancë për mbrojtjen e shqiptarëve, për të drejtat dhe dinjitetin e tyre, ndaj këto vlera ASH ende i ka dhe neve po na kthehen shumë aktivistë nga VLEN-I sepe e panë që atje vetëm se janë manipuluar dhe nuk kanë pa ndryshim”, tha Dauti. /tvklan.mk
Burimi: TV KLAN