dauti vazhdon goditja ndaj tregtise se paligjshme te duhanit 6ae1caaeb45b7

Dauti: Vazhdon goditja ndaj tregtisë së paligjshme te duhanit

October 28, 2026
1 minut lexim
tta

Pas goditjes së një grupi ndërkombëtar të përfshirë në krimin e organizuar dhe importin e paligjshëm të cigareve, kemi shtuar kontrollet jo vetëm ndaj importeve të duhanit dhe produkteve të tij, por edhe në tregun e brendshëm.

Në kuadër të kontrolleve të intensifikuara, zyrtarët doganorë dhe ekipet mobile kanë konstatuar raste të shitjes së produkteve të duhanit dhe alkoolit pa pulla akcizore dhe pa u paguar detyrimet përkatëse ndaj shtetit.

Gjatë këtyre kontrolleve janë sekuestruar 135 kilogramë duhan i prerë dhe 30 litra alkool, ndërsa vlera e akcizës së papaguar për këto produkte arrin në 337.558 denarë.

Për dy persona janë ngritur kallëzime për kundërvajtje, ndërsa ndaj një personi, për rastin ku shmangia e akcizës arrin rreth 257 mijë denarë, do të parashtrohet kallëzim penal në përputhje me Kodin Penal.

Kontrolli i tregtisë së ligjshme është i rëndësishëm për mbrojtjen e interesit publik, respektimin e ligjit dhe krijimin e kushteve të barabarta për të gjithë ata që ushtrojnë veprimtari tregtare në mënyrë të rregullt.

davi

c

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

prelec per zgjedhjet ne serbi ndryshimet do marrin kohe lista e studenteve synon raporte konstruktive me fqinjet 6ae1ca5a21dce
Lajmi i mëparshëm

Prelec për zgjedhjet në Serbi: Ndryshimet do marrin kohë, Lista e Studentëve synon raporte konstruktive me fqinjët

patriarkati duhet te marre fund heidi me mesazh per grate si nene e dy djemve 6ae1cab29a47e
Lajmi i radhës

“Patriarkati duhet të marrë fund”, Heidi me mesazh për gratë si nënë e dy djemve

Të fundit nga

ShkoLartë