dauti u kap me 200 mije euro te padeklaruara ne tabanoc ndalohet pjesa me e madhe e parave 6ab2a9176fdcc

Dauti: U kap me 200 mijë euro të padeklaruara në Tabanoc, ndalohet pjesa më e madhe e parave

September 22, 2026
1 minut lexim
ll 1

Në Pikën Kufitare Tabanoc, gjatë kontrollit të një automjeti, zyrtarët doganorë kanë zbuluar 200 mijë euro të padeklaruara, të cilat po tentoheshin të futeshin në vend nga një shtetas hungarez.

Lajmin e ka bërë të ditur zëvendësdrejtori i Doganave të Maqedonisë së Veriut, Mustafë Dauti.

Sipas tij, paratë janë gjetur të fshehura në disa çanta dhe një valixhe, të vendosura në pjesë të ndryshme të automjetit.

Pas zbatimit të masave të parashikuara me Ligjin për Punën Devizore, shtetasit i janë kthyer 10 mijë euro, ndërsa 190 mijë euro janë mbajtur nga autoritetet.

Për rastin është paraqitur kërkesë për inicimin e procedurës kundërvajtëse.

Drejtoria e Doganave njofton se kontrollet dhe zbatimi i legjislacionit do të vijojnë në pikat kufitare.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

ambasadoret bien dakord per zgjatjen 3 vjecare te sanksioneve kompromis per dy oligarket e putinit 6ab2a45053089
Lajmi i mëparshëm

Ambasadorët bien dakord për zgjatjen 3-vjeçare të sanksioneve, kompromis për dy oligarkët e Putinit

Të fundit nga

ShkoLartë