Deputetja e Frontit Europian, Ilire Dauti sot ka akuzuar Ministrin e Shëndetësisë Arben Taravari se po largon njerëz profesionistë nga puna, bazuar në shkarkimin e fundit nga Spitali i Tetovës, për mjekun Arben Hudi.
Ajo shkruan se Taravari më mirë bën të largohet vet sesa të largojë nga puna njerëz profesionistë.
“Para dite deklaron se janë konstatu dobësi përveç tjerash edhe profesionale, që çuan në vdekjen e femijës 14 muajshe, mbas dite largon mjek profesionist nga puna siç është Arben Hudi vetëm pse është perkrahës i Ziadin Selës dhe bashkëshort i ish-deputetes Artina Qazimi. Më mirë largohu ti, sesa ti largosh profesionistët nga puna”, shkruan Dauti.
Burimi: TV KLAN