Me përfundimin e fazës së 1/8-ave, tashmë janë përcaktuar të gjitha çiftet çerekfinaliste të “Katar 2022”. Ndeshjet e raundin të radhës do të zhvillohen në dy ditë, të premten dhe të shtunën e ardhshme, në dy orare të ndryshme, 16:00 dhe 20:00.
Kështu, më 9 dhjetor do të zhvillohen dy çerekfinalet e para, në orën 16:00, në Doha, Kroaci – Brazil, dhe në orën 20:00, në Lusail, Holandë-Argjentinë.
Më 10 dhjetor, në 16:00, zbresin në fushë Maroku dhe Portugalia, ndërsa në mbrëmje (20:00) do të luhet një tjetër sfidë e madhe, Angli – Francë.
E premte, 9 dhjetor
Kroaci – Brazil (ora 16:00, Doha)
Holandë – Argjentinë (ora 20:00, Lusail)
E shtunë, 10 dhjetor
Marok-Portugali (ora 16:00, Doha)
Angli-Francë (ora 20:00, Al Khor)