Dasmë në BBVA: Vëllai i Madh aprovon kërkesën e Gjestit për t’u martuar me Eglin

April 14, 2025
1 minut lexim

Shtëpia më e famshme në Shqipëri pritet të kthehet në një ambient festiv.

Kjo pasi një nga momentet më të bukura të sezonit po afron: dasma tradicionale e Big Brother VIP Albania.

Gjesti ka bërë një kërkesë të veçantë për të organizuar një dasmë me Eglin brenda shtëpisë, dhe sot, ai mori përgjigjen zyrtare.

Teksa finalistët u mblodhën në dhomën e ndenjës, Gjesti lexoi një zarf të Vëllait të Madh që përmbante lajmin.

“Finalistë, Vëllai i Madh ka marrë në konsideratë kërkesën e Gjestit për të organizuar për herë të fundit këtë sezon, dasmën tradicionale të Big Brother. Sonte ka festë me të ftuar shumë specialë. Vëllai i Madh do të kujdeset për çdo detaj.”

Pas leximit, Gjesti u ngrit dhe përqafoi Eglin, e cila u shfaq e habitur nga surpriza, duke e pyetur: “Kur e bërë këtë kërkesë?”.

Emocionet ishin të mëdha, dhe edhe Rozana iu bashkua përqafimeve, duke uruar çiftin.

Tani të gjithë presin me padurim dasmën që pritet të jetë një nga momentet më të bukura dhe të komentueshme të këtij sezoni të Big Brother VIP Albania.

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

Story i mëparshëm

Nëse nuk ndalet, Rusia do të nisë Luftën e Tretë Botërore – paralajmëron Zelensky

Story i radhës

MASH:Thirrje e re për subvencionimin e racionit të studentëve, zgjerohet përfshirja masës

Të fundit nga

sqmken
ShkoLartë