Dasma përrallore, ylli i Manchester United i jep fund beqarisë

1 minut lexim

Harry Maguire dhe partnerja e tij, Fern Hawkins, i kanë dhënë fund beqarisë në një ceremoni madhështore në Chateau de Varennes në Francë. Çifti i famshëm u zotuan para Zotit në një kishë simbolike në një vend përrallor – një prej 10 vendeve më të bukura të dasmave në botë.

Futbollisti 29-vjeçar postoi foto nga ceremonia në llogarinë e tij dhe shkroi: “Ditë që s’do ta harroj kurrë.”

Edhe partnerja e tij, në një kolazh fotosh të postuara, shkruan: “U martova me dashurinë e jetës sime!”

Harry Maguire dhe partnerja e tij 27-vjeçare u celebruan muajin e kaluar, por këtë fundjavë kanë mbledhur familjarët dhe të gjithë miqtë në një ceremoni madhështore private, me rreth 30 të ftuar.

Image

Harry Maguire dhe partnerja e tij, Fern Hawkins

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bellma Beba: Përmes gazetës ‘Bota sot’ i përcjellim të gjitha risitë e sportit

Story i radhës

​Katër shpërthime në qendër të Kievit

Të fundit nga