Dashurie Sefa e Eurgoma RT e ka fituar edhe garën e tretë nga katër sa u mbajtën në disiplinën auto sllallom me vetura elektrike në kuadër të Kampionatit të Kosovës për këtë vit.
Sefa deri te fitorja arriti me kohën 01:15.56 minuta, duke dëshmuar se dy fitoret e mëhershme nuk ishin të rastësishme.
Në pozitën e dytë u rendit Fjolla Skeja po ashtu e Eurogoma RT, ndërsa e treta ishte Ermira Topalli e AK Ferizajt.
Në konkurrencën e meshkujve më i miri ishte Genc Macula i Eurogoma RT me kohë 01.10.843 (asnjë penallti), i pasuar nga Lis Paliçko i Eurogoma RT e Belkim Fazliu i Prizreni D&G.
Rezultatet:
Femrat
1.Dashurie Sefa (Eurogoma RT)
2.Fjolla Skeja (Eurogoma RT)
3.Ermira Topalli (AK Ferizaj)
4.Eriona Çoçaj (Eurogoma RT)
Plasmani ekipor:
1.Eurogoma RT 45 pikë
2.AK Ferizaj 12
Meshkujt:
1.Genc Macula (Prishtina RT)
2.Lis Paliçko (Eurogoma RT)
3.Belkim Fazliu (Prizreni D&G)
4.Blendi Rrustemi (Eurogoma RT)
5.Visar Gjikolli (Eurogoma RT)
Burimi: botasot.info