Drejtori sportiv i klubit të volejbollit Prishtina – F, Mehdi Mehmeti, sqaron situatën pas fuzionimit mes Prishtina –F dhe M-Technologie, se si erdhi deri të ndarja përfundimtare.
Dashuria përrallore zgjati dy ditë dhe gjithçka mori fund!
Ose siç thonë në popull një dashuri e tillë u harroftë sa më shpejt.
“E falënderojë KV M-Teknologji për ofrimin e fuzionimit. Ndarja ka ndodhë për dy çështje:
1.Në bisedë me lojtare pyeta se a doni të jua bëjë publike rrogat shumica të cilat ishin të paguara si të jenë ndërkombëtare, nuk pranuan.
Kurse disa nuk u deklaruan. Kjo ishte arsyeja pse erdhi deri te ndarja.
2. Arsyeja e dytë është një temë të cilën trajneri ka shpifur edhe nuk dua të merrem me atë çështje të KOTË.
Ne si kryesi edhe pse rrogat ishin aq të larta hyjmë në aksion për sponzor ku brenda 2 ditëve Presidentja e klubit bëri marrëveshje me një sponzor shumë të fortë.
Edhe unë pata takime me disa njerëz ku mora përkrahje.
Por u bë çka u bë ne kthehemi në ligën ku jemi dhe do të fillojmë më të fuqishëm që të kthehemi në elitë të Kosovës
I tëri është gabimi im pse pranova takimin dhe nënshkrimin e kësaj marrëveshje”, thotë Mehmeti për gazetën kombëtare “Bota sot”.