Deputeti demokrat Dashnor Sula, në një debat përballë Arbi Agalliut, theksoi qëndrimin e tij të palëkundur brenda Partisë Demokratike (PD), pas themelimit të partisë së re opozitare “Djathtas 1912”.
Sula deklaroi se mbetet i përkushtuar ndaj PD-së dhe se ka refuzuar oferta për t’u larguar nga kjo forcë politike.
“Unë jam në PD dhe aty do të vdes. Kam pasur oferta për t’u larguar, por nuk e kam bërë,” tha Sula.
Ai theksoi se për të, e keqja më e madhe në vend sot nuk është Sali Berisha, por kryeministri Edi Rama.
BURIMI: Bota Sot