Departamenti i Shtetit tha të martën se SHBA-të do të tërhiqen si ndërmjetës midis Rusisë dhe Ukrainës nëse nuk ka përparim për t’i dhënë fund luftës.
“Kam diçka që mund t’ju them se Sekretari (i Shtetit Marco Rubio) më tha për situatën vetëm pak kohë më parë.
“Jemi tani në një kohë kur të dyja palët duhet të japin propozime konkrete se si t’i japim fund këtij konflikti.
Se si do të vazhdojmë nga këtu është një vendim që tani i përket Presidentit (Donald Trump). Nëse nuk ka përparim, ne do të tërhiqemi si ndërmjetës në këtë proces”, u tha gazetarëve zëdhënësja Tammy Bruce, transmeton AA.
Burimi: botasot.info