Departamenti Amerikan i Shtetit ka paralajmëruar qytetarët që udhëtojnë në Ukrainë – përfshirë ata që do të marrin pjesë në luftime se përballen me një rrezik shumë real të kapjes apo vdekjes.
Në një konferencë për media, zëdhënësi i departamentit të shtetit Ned Price tha se Uashingtoni nuk do të jetë në gjendje të lehtësojë evakuimin e tyre.
“Ata mund të jenë subjekt i përpjekjeve të mundshme për ndjekje penale dhe mund të jenë në rrezik të shtuar për keqtrajtim”, u tha Price gazetarëve.
Mijëra persona nga mbarë bota po raportohet se kanë udhëtuar drejt Ukrainës për të luftuar forcat ruse.