DASH-i mirëpret vendimin e parlamentit: Një BE që përfshin të gjithë Ballkanin do të jetë më e begatë

WASHINGTON, DC – SEPTEMBER 12: A sign stand outside the U.S. State Department September 12, 2012 in Washington, DC. U.S. Ambassador to Libya J. Christopher Stevens and three other Americans were killed in an attack on the U.S. Consulate in Benghazi, Libya. (Photo by Alex Wong/Getty Images)

Departamenti Amerikan i Shtetit, ka mirëpritur vendimin e parlamentit të Maqedonisë së Veriut për votimin e propozimit francez dhe ndërmarrjen e hapave të ardhshëm në rrugën e anëtarësimit në BE.

Përmes një qëndrimi, Departamenti i Shteti tha se i njohin kompromiset e vështira të konsideruara në këtë rast, i cili sipas tyre, njeh dhe respekton identitetin kulturor të Maqedonisë së Veriut dhe gjuhen maqedonase.

“Vendimi vjen në një moment kritik për Maqedoninë e Veriut, Ballkanin Perëndimor dhe të gjithë Evropën. Një Bashkim Evropian që përfshin të gjithë Ballkanin Perëndimor, bashkë me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut, do të jetë më i fortë dhe më i bëgat”, thuhet në qëndrimin e Departamentit të Shtetit, transmeton Klankosova.tv.

Tutje, në reagim thuhet se tani është koha për të ndërtuar momentum dhe për të punuar në hapat e ardhshëm.

Kujtojmë se sot me 68 vota për, kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka votuar propozimin francez, që i hapë rrugë anëtarësimit të këtij vendi në BE.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Miratimi i propozimit francez, Berisha: Përgëzoj RMV, vendim i guximshëm dhe…

Story i radhës

Grubi: Sot morën fund shpresat e forcave regresive proruse për të dezorientuar vendin!

Të fundit nga