Një postim i shkurtër, por domethënës në rrjetet sociale nga Kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski, ka ngjallur reagime pozitive dhe debat në opinionin publik. Me frazën tashmë të njohur për qytetarët e kryeqytetit, “Shkupi dhe gjithçka e mundshme”, Kostovski ka lënë të hapur mundësinë e një hapi të ri dhe të rëndësishëm në karrierën e tij politike – ndoshta kandidimin për Kryetar të Qytetit të Shkupit, shkruan GAZETA.MK.
DaEko Kostovski është një nga kryetarët më aktivë dhe më të përkushtuar në vend. Që nga dita e parë e marrjes së mandatit në Komunën e Butelit, ai ka funksionuar me të njëjtën energji dhe vendosmëri, duke realizuar me përpikëri të gjitha premtimet e dhëna para qytetarëve. Transparenca, puna e palodhshme dhe angazhimi i vazhdueshëm për përmirësimin e jetës në të gjitha cepet e Butelit e kanë bërë atë një figurë të respektuar dhe të dashur për të gjithë banorët, pa dallim të përkatësisë etnike apo ngjyrimeve politike.
Për shumëkënd, Kostovski është shembulli i një kryetari të komunës që jo vetëm flet e premton, por dhe vepron. Dhe pikërisht për këtë arsye, emri i tij po përmendet gjithnjë e më shumë si kandidati ideal për të udhëhequr Shkupin në një periudhë të re zhvillimi. Sipas të gjitha gjasave, ai është personi i duhur për ta kthyer kryeqytetin në një metropol të vërtetë , modern dhe funksional.
Skena politike në Shkup po bëhet gjithnjë e më dinamike, ndërsa qytetarët presin lidership të ri, me vizion dhe përkushtim. Nëse Darko Kostovski vendos të kandidojë, nuk ka dyshim se ai do të sjellë një energji të re, një vizion të qartë dhe mbi të gjitha, besimin se Shkupi mund të kthehet sërish në binarët për tu bërë një nga kryeqytetet më atraktiv në rajon.