Olgun Ajdin edhe zyrtarisht ka njoftuar largimin e tij nga FC Shkupi, transmeton TV21.
Nëpërmjet një shkrimi në faqen e ekipit të Çairit, është bërë e ditur se Ajdin sot ka pasur një darkë me punonjësit e FC Shkupi ku ka paralajmëruar largimin e tij nga ky ekip.
Ajdin ishte sponzor i Shkupit që nga viti 2018, ndërkaq sot është bërë e ditur se këtë ekip do ta marrë nën mbikëqyrje financiare një investitor nga Gjermania.
Njoftimi i plotë i FC Shkupit:
Darka lamtumirëse e presidentit Olgun Ajdin me të gjithë punonjësit e FC Shkupit
Presidenti Olgun Ajdin përmes një darke të përbashkët me punonjësit e tij, ka paralajmëruar largimin nga FC Shkupi. I njëjti një gjë të tillë kishte paralajmëruar menjëherë pas ndeshjes kundër #Vardarit, ndërsa tashmë kjo ka marrë edhe formën e duhur.
Olgun Ajdin klubin e FC Shkupit e morri për ta sponzorizuar që nga viti -të, ndërsa që në sezonin e parë, neve siguruam daljen në #Europë.
Me Olgun Ajdin si president, FC Shkupi, përveç që për sezone me rradhë luajti në Europë, në vitin , u shpall kampion, duke rikthyer trofeun e më të mirit në #Çair, edhe atë pas plotë viteve.
Janë këto shifrat që flasin për sukseset e klubit tonë nën drejtimin e presidentit Olgun Ajdin, i cili për të hënën ka paralajmëruar edhe një paraqitje të tij të fundit përmes një video inçizimi.
Burimi: TV21