“Dardanët” zhvillojnë sot stërvitjen e parë për sfidën me Andorran

Kosova do ta vazhdojë rrugëtimin në fazën e grupeve të kualifikimeve për në Kampionatin Evropian Euro 2024 me ndeshjen e radhës, atë kundër Andorras në udhëtim.

“Dardanët”, nën urdhrin e tranerit Gliha do ta zhvillojnë sot stërvitjen e parë në Kampion Nacional në Hajvali me fillim nga ora 11:30.

Për këtë ballafaqim nuk do të jenë në dispozicion Shkëlqim Vladi dhe Ismajl Beka, kurse në dyshim është anësori Edon Zhegrova.

Ndeshja ndërmjet Andorras dhe Kosovës do të zhvillohet më 12 tetor.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

MPJ: 20 qytetarë të Maqedonisë janë kthyer nga Izraili presin edhe 100 të tjerë

Story i radhës

Moti sot me diell dhe temperatura deri në 29 gradë Celsius

Të fundit nga