​“Dardanët” synojnë sot vetëm fitoren kundër Irlandës së Veriut

1 minut lexim

Sonte me fillim nga ora 18:00 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante në mes Irlandës së Veriut dhe Kombëtares së Kosovës, e vlefshme kjo për xhiron e pestë të fazës së grupeve të Ligës së Kombeve.

Në xhiron e fundit, “Dardanët”, pësuan humbje me rezultat 2:0 nga Greqia, kurse Irlanda e Veriut barazoi 2:2 me Qipron.

Momentalisht, pas katër ndeshjeve të zhvilluara, Kosova zë vendin e dytë në grup me gjithsej gjashtë pikë të arkëtuara, krahas kundërshtarit të sotëm, Irlandës së Veriut, që renditet në vendin e tretë me vetëm dy pikë të tubuara.

Takimi i fundit mes këtyre dy kombëtareve daton në muajin qershor të këtij viti, ku asokohe Kosova regjistroi fitore me rezultat të ngushtë 3:2.

Formë më të mirë në pesë ndeshjet e fundit kanë “Dardanët”, ku kanë regjistruar dy fitore, një barazim dhe dy humbje, ndërsa Irlanda e Veriut nuk ka arritur më shumë se dy barazime dhe tre humbje.

18:00 Irlanda e Veriut – Kosova (Stadiumi Windsor Park) 

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Scholz kërkon partnerë energjie në vendet e Gjirit

Story i radhës

​Izrael-Shqipëri, “kuqezinjtë” kërkojnë fitoren e parë në Ligën e Kombeve

Të fundit nga