Dardanët stërviten në Danimarkë

June 29, 2022
1 minut lexim

Basketbollistët e Kosovës të mërkurën kanë zhvilluar stërvitjen e parë në Danimarkë.

Më herët janë stërvitur intensivisht në Prishtinë, për të qenë sa më të gatshëm për këtë sfidë shumë të rëndësishme.

Në stërvitje basketbollistët kanë dhënë maksimumin, ndërsa i vetmi i cili nuk ka stërvitur ishte Meriton Ismaili për shkak të lëndimit, por që shpresohet se, do të jetë i gatshëm për ndeshje.

Përballja ndaj danezëve do të zhvillohet të enjten në Naestved nga ora 19:00.

Kjo sfidë është e vlefshme për rrethin e parë parakualifikues të FIBA Eurobasket 2025. Në ndeshjen e parë të zhvilluar në mes këtyre dy kombëtareve, fitore kishte shënuar Kosova 78:73. Dardanët më pas pësuan dy humbje nga Norvegjia, që ka dy fitore e një humbje, kurse Danimarka ka një fitore e një humbje.

Ndeshja e fundit e Grupit C zhvillohet më 3 Korrik mes Norvegjisë dhe Danimarkës.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

ФАНТАСТИЧНИ 19 МИЛИОНИ КАЈ ИГРАЧИТЕ СО СУПЕР, МИЛИОНЕР И МИНИ ЏЕКПОТ НА ВИДЕОЛОТАРИЈA

Story i radhës

Një marrëveshje me Turqinë i hap derën zgjerimit të NATO-s

Të fundit nga

Në Manastir lindin trenjakë

17 Manastir, 6 janar – Me shumë guxim dhe dashuri, nëna solli në jetë tre engjëj të vegjël, në një ditë që simbolizon dashurinë, familjen dhe bashkimin. Ajo është me shëndet të

Gjesti ia uron fitoren Drilonit: E meriton

Gjesti është banori që u eliminua nga nominimi kokë më kokë me Drilonin. Duke u përshëndetur me të gjithë, Gjesti dha një urim vetëm për një person, dhe ishte pikërisht Driloni. “Ia
ShkoLartë