Dardanët kanë nisur një kampanjë për t’ju bërë dhurata fëmijëve në nevojë për festat e fundvitit.
Ata me anë të një postimi kanë kërkuar ndihmë nga qytetarët.
“Me rastin e festave të fundvitit bëjmë shpërndarjen e dhuratave për fëmijët e SOS fshatrave, fëmijët me Sindromin Down dhe fëmijët tjerë që vuajnë nga sëmundjet e ndryshme, e që janë të kushtëzuar t’i presin festat në spitale.
Kështu, ju lusim që të na dërgoni në Fanclub’in tonë në Prishtinë lodrat që i keni në shtëpitë e juaja dhe ne pastaj do t’ua dërgojmë fëmijëve me anë të pakove tona për t’u dhuruar pak buzëqeshje.
Nëse keni lodra të fëmijëve të tepërta në shtëpi dhe nuk i përdorni, çfarëdo qofshin ato, mund të kontribuoni për t’i bërë të lumtur fëmijët e kategorive që cekëm më lart”, thuhej ndër tjera në njoftim.