Danimarkë, për herë të parë pas 44 vitesh koalicion mes partive djathtiste dhe majtiste

December 15, 2022
1 minut lexim

Për herë të parë pas 44 vitesh, partitë e djathta dhe të majta u bashkuan për të formuar qeverinë në Danimarkë, transmeton Anadolu Agency (AA).

Pas zgjedhjeve të përgjithshme në vend, kryeministrja e Danimarkës, Mette Frederiksen shpalli anëtarët e qeverisë së “Koalicionit të rrugës së mesme” të formuar nga partitë e djathta dhe të majta.

Qeveria e koalicionit, të cilën Frederiksen e shpalli pas 42 ditësh negociata, përbëhet nga Partia Social Demokrate e krahut të majtë, Partia Liberale e qendrës së djathtë dhe Partia e Mesme e qendrës.

Në qeverinë e re, kryetari i Partisë Liberale, Jakob Ellemann-Jensen u bë ministër i Mbrojtjes ndërsa ish-kryeministri, Lars Lokke Rasmussen u emërua ministër i Jashtëm.

Në qeverinë e “Koalicionit të rrugës së mesme”, 8 nga 23 ministra janë gra. Njëmbëdhjetë prej ministrave janë nga Partia Social Demokrate e udhëhequr nga Frederiksen, 7 nga Partia Liberale e qendrës së djathtë dhe 5 nga Partia e Mesme e qendrës.

Tre partitë në koalicion kanë 89 vende në Parlamentin prej 179 vendesh.

Herën e fundit në Danimarkë që Partia Social Demokrate dhe Partia Liberale formuan koalicion ishte në vitin 1978.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Parlamenti Evropian miraton rezolutën për njohjen e ‘Holodomor’-it në Ukrainë si “gjenocid”

Story i radhës

Leila Omerbashiq sërish zgjidhet MVP e javës

Të fundit nga

ShkoLartë