Danimarkë, digjet Kurani para ambasadave të Iranit dhe Irakut

July 24, 2023
1 minut lexim

Në kryeqytetin e Danimarkës, Kopenhagë, vazhdojnë sulmet kundër Kuranit të Shenjtë, raporton Anadolu.

Anëtarët e grupit të margjinalizuar anti-islam dhe ultra-nacionalist “Danske Patrioter” (Patriotët danezë) në Danimarkë sot dogjën Kuranin para ambasadave të Iranit dhe Irakut në Kopenhagë.

Duke brohoritur me slogane që fyen Islamin, anëtarët e grupit shkelën flamurin iranian dhe Kuranin, të cilin e hodhën në tokë. Më pas, grupi i provokatorëve që dogji Kuranin dhe flamurin iranian, i publikuan këto momente në llogaritë e tyre në rrjetet sociale.

Grupi i margjinalizuar argumentoi se e ndërmori këtë veprim pasi Irani njoftoi se do të arrestonte dhe ndiqte penalisht anëtarët e grupit “Patriotët danezë” dhe mbështetësit e tyre.

Anëtarët e grupit më pas dolën përpara ambasadës së Irakut në Kopenhagë, ku dogjën përsëri flamurin irakian dhe Kuranin. Grupi, i cili hapi një pankartë anti-islame, vazhdoi edhe këtu retorikën fyese kundër Islamit.

Provokimet e organizuara nën masa të rrepta sigurie nga policia janë ndjekur edhe nga gazetarët.

Grupi, i cili dogji Kuranin para Ambasadës së Irakut në Kopenhagë më 22 korrik, kishte fyer më parë Islamin duke sulmuar flamurin turk dhe Kuranin para Ambasadës së Türkiye-s në Kopenhagë.

Danimarka më 22 korrik deklaroi se e dënoi djegien e Kuranit të Shenjtë.





MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

30% rritje të pagave për të punësuarit në DAP! Llukarevska: Edhe përgatitjet për E-faturën janë kah fundi          

Story i radhës

Kroacia mbështet Gjeorgjinë në rrugën drejt BE-së

Të fundit nga

ShkoLartë