danimarka vendos sherbimin e detyrueshem ushtarak per grate 67e3b6a4bbee6

Danimarka vendos shërbimin e detyrueshëm ushtarak për gratë

March 26, 2025
min lexim

Danimarka vendos shërbimin e detyrueshëm ushtarak për gratë. Nga viti 2026 e në vazhdim gratë mund të thirren për shërbim ushtarak. Kjo masë synon të rrisë aftësinë mbrojtëse të vendit.

Danimarka do të shtojë numrin e rekrutëve për Ushtrinë Daneze dhe për Agjencinë Daneze të Mbrojtjes Civile. Nga rreth 4,700 vetë tani, ky numër duhet të shkojë në 7,500 vetë. Prandaj ministri danez i Mbrojtjes, Troels Lund Poulsen, tha se duke nisur nga vitit 2026 gratë duhet të kryejnë shërbimin e detyruar ushtarak në të njëjtat kushte si burrat.

Ai tha se nëse për shërbimin e detyruar ushtarak nuk paraqiten një numër i mjaftueshëm vullnetarësh, gratë mund të rekrutohen edhe me detyrim.

Sipas këtij vendimi femrat që mbushin 18 vjeç pas 1 korrikut të këtij viti mund të rekrutohen për shërbim ushtarak gjatë vitit 2026.  “Barazia është e mirë dhe rrit mundësinë e ndërtimit të fuqisë luftarake në mbrojtjen daneze,” i tha ministri për të përditshmen daneze Jyllands-Posten.

25 për qind e rekrutëve gra

Në Danimarkë shërbimi i detyrueshëm ushtarak zbatohet deri tani vetëm për burrat e moshës 18 vjeç e lart. Për gratë deri sot shërbimi ushtarak nuk është i detyrueshëm, por ato mund të regjistroheshin vullnetarisht për të marrë pjesë në këtë shërbim. Gratë përbëjnë 25 për qind të rekrutëve të ushtrisë daneze.

Edhe pas ndryshimeve do të vazhdojë të zbatohet parimi që për shërbimin e detyruar ushtarak nuk do të rekrutohen detyrimisht të gjithë personat e moshës 18 vjeç e lart.

Dhe meqënëse se ka mjaft vullnetarë, jo të gjithë të rinjtë dhe të rejat do të thirren për shërbimin e detyrueshëm ushtarak, por përzgjedhja e tyre do të bëhet me short.

Danimarka zgjat kohën e shërbimit ushtarak

Vitin e kaluar u vendos që duke filluar nga gushti 2026 shërbimi i detyruar ushtarak në Danimarkë të zgjatet nga katër në njëmbëdhjetë muaj. “Një shërbim ushtarak më i fuqishëm, i cili gjithashtu merr parasysh barazinë gjinore, do të na ndihmojë të kapërcejmë sfidat në politikën e sigurisë,” u shpreh asokohe ministri i Mbrojtjes Poulsen.

Me këtë vendim Danimarka bëhet vendi i dytë i BE-së ku ekziston rekrutimi i grave për shërbimin e detyruar ushtarak. Një ligj i tillë është në fuqi në Suedi që nga viti 2017. NëNorvegji, e cila është anëtare e NATO-s, por jo e BE-së, gratë duhet të kryejnë gjithashtu shërbim ushtarak./DW

Burimi: botasot.info

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

kjo eshte video loja e re me e kerkuar 67e3b406b93f6
Story i mëparshëm

Kjo është video-loja e re më e kërkuar!

miley cyrus sjell nje pamje te re te guximshme per albumin e saj te ri 67e3b844083b6
Story i radhës

Miley Cyrus sjell një pamje të re të guximshme për albumin e saj të ri

Të fundit nga

afsqamarhyazeubebnbsbgcacebnyzh-CNzh-TWcohrcsdanleneoettlfifrfyglkadeelguhthahawiwhihmnhuisigidgaitjajwknkkkmkokukylolalvltlbmkmgmsmlmtmimrmnmynenopsfaplptparorusmgdsrstsnsdsiskslsoessuswsvtgtatethtrukuruzvicyxhyiyozu
ShkoLartë