Kompania daneze e energjisë Ersted njoftoi se dërgimi i gazit rus në Danimarkë do të pezullohet nga nesër në orën 6:00 me orën lokale, për shkak se Ersted refuzoi të shlyente pagesën në rubla.
“Pasi nuk ekziston tubacion gazi që shkon drejtpërdrejt nga Rusia në Danimarkë, Rusia nuk do të jetë në gjendje të pezullojë drejtpërdrejt furnizimin me gaz në Danimarkë dhe për këtë arsye do të jetë e mundur që Danimarka të sigurojë gaz,” tha kompania, duke shtuar se Danimarka do të blejë më shumë gaz në tregun evropian.
Autoritetet ruse kanë njoftuar më parë se do të pranojnë pagesa për dërgesat e gazit natyror vetëm në monedhën e tyre kombëtare, duke kërkuar që klientët të hapin llogari bankare në rubla ose të rrezikojnë që furnizimi të pezullohet.
Masa vjen si përgjigje ndaj një sërë sanksionesh ndërkombëtare të vendosura ndaj Rusisë që nga pushtimi i saj në Ukrainë më 24 shkurt të këtij viti.
Gazi përbën 18 për qind të energjisë së konsumuar çdo vit në Danimarkë. Prodhimi vendas përbënte tre të katërtat e gazit të konsumuar në vitin 2019.
Rusia deri më tani ka qenë një nga burimet kryesore të importit të gazit natyror, sipas Agjencisë Daneze të Energjisë.