danimarka me e mire se franca 697298f69b4f9

Danimarka më e mirë se Franca

January 22, 2026
1 minut lexim

Danimarka e mposhti Francën me rezultat 32:29 (11:12) në xhiron e parë të raundit të dytë të Kampionatit Evropian në hendboll.

Ishte një përballje spektakolare.

Fakti që asnjëra skuadër nuk kishte epërsi prej më shumë se dy golash është dëshmi se sa e fortë ishte ndeshja midis danezëve dhe francezëve.

Në një ndeshje dramatike, danezët arritën të fitonin dhe kështu të shmangnin një humbje tjetër, pasi humbën në mënyrë tronditëse ndaj Portugalisë në fazën e parë të turneut.

Për francezët, kjo është humbja e tyre e parë në turne.

Lojtari dhe golashënuesi më i mirë i ndeshjes ishte Mathias Gidsel me nëntë gola, i ndjekur nga shoku i ekipit Simon Pytlick me tetë gola. Aymeric Minne shënoi shtatë gola për Francën, ndërsa Hugo Descat pesë.

Gjermania është e para në grup I me 4 pikë, pasuar nga Danimarka, Portugalia, nga dy pikë secila, pastaj Norvegjia e Franca 2 dhe e fundit Spanja me 0 pikë.

Burimi: botasot.info

VERO JUMBO MACEDONIA

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

gjykata kushtetuese me qasje te re manjani shans per rivendosjen e standardeve 6972989760ec9
Lajmi i mëparshëm

“Gjykata Kushtetuese me qasje të re”, Manjani: Shans për rivendosjen e standardeve

kufjet sony linkbuds clip vijne me dizajn me kapese jetegjatesi baterie nente oreshe 697299ce7338b
Lajmi i radhës

Kufjet Sony LinkBuds Clip vijnë me dizajn me kapëse, jetëgjatësi baterie nëntë orëshe

Të fundit nga

Trump: Bisedimet me Zelensky ishin shumë të mira

Presidenti amerikan Donald Trump është shfaqur para kamerave pasi ka lënë takimin e tij me homologun ukrainas Volodymyr Zelensky. Ai tha se bisedimet me presidentin ukrainas ishin “të mira”, transmeton Telegraif. Trump
ShkoLartë