Danillovski: Covid-19, praktikisht ka përfunduar

January 13, 2023
1 minut lexim

13 Janar – Nënvarianti “Kraken” i Omikronit përçohet shumë lehtë, por nuk shkakton simptomatologji të vështirë. Epidemiologu Dragan Danillovski e sheh si normale paraqitjen e nënvarianteve të reja, për një sëmundje që shkaktoi pandemi globale, por thotë se rreziku ka kaluar.

“Pavarësisht paraqitjes së nënvarianteve të reja, pandemia praktikisht ka përfunduar. Tani mbetet që Organizata Botërore e Shëndetësisë edhe formalisht të shfuqizojë të ashtuquajturin alarm global. Karakteri i viruseve të tilla është që të krijohen në vazhdimësi nënvarinate të reja që të mbijetojnë, por pa pasur rrezik për shëndetin kolektiv.”, – deklaroi epidemiologu, Dragan Danillovski.

Danillovski thotë se tani pasojat në shëndet nga ndotja, kërkojnë reagim më imediat se nënvariantet e kovidit.

“Tani e tutje sfidë kronike e sistemit shëndetësor do të mbetet ndotja e ajrit dhe pasojat shëndetësore nga mosparandalimi i ndotjes.”, – theksoi epidemiologu, Dragan Danillovski.

Sa i përket vaksinimit, thotë se mjafton vetëm vaksinimi i grupeve të rrezikuara.

Burimi: zhurnal.mk

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Vllaznia e befason Partizanin, siguron fitoren në fund të ndeshjes

Story i radhës

Arsyet pse gratë e forta lëndohen më shumë

Të fundit nga

Transportuesit privatë në Shkup sot nuk vozisin

Transportuesit privatë në Shkup sot nuk do të dalin në qarkullim, ndërsa ky vendim është sjellë në takimin koordinues të transportuesve të cilët në shenjë revolte dje pasdite kanë fikur automjetet e
ShkoLartë