Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114

Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the ol-scrapes domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/runcloud/webapps/gazetamk/wp-includes/functions.php on line 6114
Dani Alves në burg prej 20 janarit gruaja e tij puth një modele: Të dua – Gazeta.mk

Dani Alves në burg prej 20 janarit gruaja e tij puth një modele: Të dua

min lexim

Joana Sanz po përpiqet të dalë nga periudha e fundit e turbullt që ka përjetuar, e kushtëzuar nga arrestimi i bashkëshortit të saj Dani Alves për shkak të një përdhunimi të dyshuar që ai dyshohet se ka kryer në një klub nate në Barcelonë.

Kjo ngjarje e rëndë solli ndërprerjen e marrëdhënieve midis të dyve. Nëpërmjet Instagramit, Joana Sanz ka dashur të falënderojë modelen Sandra Tabarés, e cila i ka qëndruar shumë pranë në këto kohë të vështira.

Mesazhi i Sanz-it ishte shumë i përzemërt, shoqëruar me një foto ku shfaqeshin të dyja duke u puthur: “Gëzuar ditëlindjen Sandra Tabarés! Të dua!

Faleminderit që më ngrite nga toka dhe më mbushe sërish me vitalitet”.

Shkëmbimi i mesazheve mes çiftit

Përballë letrës me zemër të hapur, të shkruar nga Joana Sanz dhe të publikuar në profilet e saj sociale, ku njoftonte vendimin për divorc, Dani Alves nuk qëndroi duarkryq dhe iu përgjigj me fjalë po aq prekëse nga burgu katalanas i Brians, ku ndodhet pas hekurave që prej 20 janarit me akuzën për sulm seksual.

Që nga ajo ditë filloi kalvari për ish-futbollistin brazilian përballë një akuze të rëndë, të bërë ndaj tij nga një vajzë. Kjo e fundit pretendon se është përdhunuar nga futbollisti me më shumë trofe të fituar në histori në një lokal në Barcelonë, natën e 30 dhjetorit 2022.

Dëshmi, pamje dhe video nga kamerat e vëzhgimit, provat e ADN etj. kanë konfirmuar “kështjellën” e akuzës shumë të rëndë ndaj Dani Alves, të cilit i është mohuar edhe arresti shtëpiak nga frika se mund të largohej nga Spanja.

Kësaj i shtohet drama personale dhe familjare që e ka izoluar gjithnjë e më shumë, derisa goditja përfundimtare mbërriti ditët e kaluara kur bashkëshortja e tij aktuale, Joana Sanz, iu dha zë thashethemeve të shumta për një divorc të afërt, duke publikuar një letër në të cilën konfirmonte fundin e një historie që kishte zgjatur 15 vite.Përballë fjalëve të gruas së tij, të cilat arritën edhe tek Alves pas hekurave, braziliani u përgjigj me një letër të shkruar me dorë, po aq prekëse. Fjalët dhe mendimet e Dani Alves u bënë të ditura për të gjithë përmes një programi të televizionit spanjoll “Antena 3”, të prezantuar nga Sonsoles Ónega, që përveç përmbajtjes së letrës së Alves zbuloi detaje të ndryshme:

“E dashura ime, Joana. Kanë kaluar pothuajse 8 vite me kaq shumë dashuri, respekt dhe kujdes të ndërsjellë. Sidomos vitet e fundit gjithçka është dukur më e lehtë dhe më e këndshme me ty. Ti dhe fëmijët e mi, Dani Filho dhe Victoria, keni qenë gjërat më të mira që kanë ndodhur në jetën time”.

Kështu nis apeli i përzemërt i dëshpëruar i ish-përfaqësuesit Brazilian, që kthehet me një deklaratë dashurie absolute: “Jemi rritur së bashku që nga dita që u njohëm. Që në minutën e parë filluam një jetë së bashku. Ne kemi shoqëruar njëri-tjetrin për gjithë këto vite. Duke edukuar dhe ushqyer jetën e njëri-tjetrit. Tani, në këto kohë të vështira, më vjen keq për vendimin tuaj dhe shpresoj që jeta të më japë një mundësi tjetër për t’ju dashur përsëri”.

Në letër, Dani Alves, përveçse theksoi ndjenjën e tij të pandryshuar, megjithatë ripohoi edhe një herë pafajësinë e tij përballë akuzave të tmerrshme: “E kuptoj dhimbjen që po shkakton situata e padrejtë që po përjetojmë, e kuptoj që ju nuk e përballoni dot gjithë këtë presion. Faktet për të cilat akuzohem janë të huaja për mua dhe për vlerat që kanë udhëhequr jetën time: dashuria, respekti dhe puna e palodhur.Unë do të vazhdoj të luftoj si gjithmonë, duke besuar në veten time me mbështetjen dhe besimin e atyre që e dinë se kush jam në të vërtetë. Do të luftoj deri në fund me dashurinë e pakushtëzuar të fëmijëve të mi, prindërve të mi dhe atyre që vazhdojnë të qëndrojnë në anën time, për t’i treguar së shpejti pafajësinë time gjithë botës”.

Për këto fjalë në emision shpjeguan se Joana Sanz ishte tashmë në dijeni, ngaqë pavarësisht gjithçkaje mbante kontakte dhe marrëdhënie me bashkëshortin. Duke folur “live”, ajo konfirmoi se i njihte në mënyrë të përsosur ndjenjat e Alves, me të cilin fliste çdo ditë në telefon dhe kishte bërë gjithashtu një pakt solidariteti. Sidoqoftë, Joana nuk dinte për ekzistencën e vërtetë të letrës, e cila ishte bërë publike.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Stoltenberg mbërrin për vizitë në Ukrainë

Story i radhës

Shqipëria ekstradon në Turqi ish-bosin e kriptomonedhave

Të fundit nga