Edhe pak ditë larg spektaklit argëtues që nis me sezonin e ri në Tv Klan. Skuadra Grabocka – Vejsiu dhe produksioni i ‘Dance With Me’ janë gati për një sezon të shtatë, i cili ka nisur t’i zbulojë surprizat një nga një.
Pas konfirmimit të të gjithë VIP-ave pjesëmarrës, pak më parë janë zbuluar nga produksioni edhe anëtarët e jurisë.
Klaudia Pepa është emri i parë që u prezantua si anëtare e jurisë së spektaklit të kërcimit. Pas disa projekteve të suksesshme në Itali, së fundmi edhe në kinema, Klaudia rikthehet pranë publikut të saj për të qenë më afër profesionit të saj.
Emri tjetër që do t’i bashkohet jurisë është Ilir Shaqiri. Balerini dhe koreografi shqiptar me karrierë të spikatur në Itali vjen në pozicionin e kryetarit të jurisë në show-n më të madh të kërcimit në Shqipëri.
Një tjetër personazh që vjen surprizë këtë sezon të shtatë është Ermal Mamaqi. Aktori, moderatori dhe producenti i njohur i është bashkuar këtë sezon familjes së Tv Klan dhe DWM.