Kapiteneria e Vlorës ka njoftuar për pezullimin e lundrimit detar për shkak të parashikimit për situatën hidrometeorologjike të përkeqësuar në gjirin e Vlorës gjatë datave 14 deri 17 dhjetor.
Kështu, duke filluar nga ora 12:00 datë 14 dhjetor në drejtimin Jug-Jug-Lindje priten dallgë 1 deri në 1.5 m brenda gjirit të Vlorës dhe jashtë gjirit të Vlorës erë me 15-20m/s e lartësi dallge nga 1.5 deri 2 m.
Për rrjedhojë, është ndaluar dhënia e leje-nisjes e të gjitha mjeteve të vogla lundruese , anijeve të peshkimit që operojnë jashtë gjirit të Vlorës dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.
Mjetet e vogla lundruese dhe anijet e peshkimit që operojnë brenda gjirit të Vlorës duhet të kenë në konsideratë kushtet e parashikuara të përkeqësuara dhe marrjen e masave për sigurimin e tyre.
Janë njoftuar të gjithë drejtuesit e anijeve të peshkimit dhe mjeteve të vogla lundruese për situatën e përkeqësuar dhe marrjen e masave për sigurimin e mjeteve në vendet e akostuara dhe parandalimin e ngjarjeve dhe situatave gjatë datave 14-15-16-17 dhjetor 2022.
Ndërkohë, anijet e transportit ndërkombëtar detar vazhdojnë të operojnë normalisht.