Personi që goditi Sali Berishën kishte kanal në Youtube. Ai postonte video me recitime kundër sistemit, fenomeneve të ndryshme, por edhe rima pa kuptim.
Në videot e publikuara, 31-vjeçari Gert Shehu i akuzuar për goditje për shkak të detyrës dhe plagosje me dashje të Sali Berishës kishte vargje edhe për fenë.
Në recitimet e tij nuk mungojnë as patronazhistët e qeverisë. Por po ashtu edhe në vargje pa kuptim, përmenden grushtet.
Këto video të të riut shpërndaheshin në Tik-Tok nga të njohur të tij.