Dalin pamjet e takimeve të ndara të Borrellit me Kurtin e Vuçiçin

1 minut lexim

Bashkimi Europian ka publikuar si zakonisht pamjet nga fillimi i takimeve mes ndërmjetësve Josep Borrell e Miroslav Lajçak me kryeministrin Albin Kurti dhe presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiç.

Mikëpritësit fillimisht pritën presidentin serb nga ora 09:00 e pas këtij takimi me të, Borrell e Lajçak pritën kryeministrin Kurti.

Pas këtyre takimeve, nga ora 11:00 pritet të nisë takimi trepalësh, i cili nuk u realizua në takimin e fundit të nivelit të lartë në Bruksel.

Siç ka njoftuar BE-ja, takimi do të fokusohet në zbatimin e marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit, si dhe çështjet aktuale.

Kryeministri Kurti në vazhdimësi ka insistuar në zbatimin e kësaj marrëveshje pa kushte./Express/

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mungesa e përqendrimit, normalitet apo një sëmundje e re mendore?

Story i radhës

Gjyqtarë nga Kosova në ndeshjen kualifikuese

Të fundit nga