dalin pamjet e sherrit me shkopa bejsbolli ne bilisht shkak dyshohet pazaret e kontrabandes 68dda023e3143

Dalin pamjet e sherrit me shkopa bejsbolli në Bilisht, shkak dyshohet pazaret e kontrabandës

October 1, 2025
1 minut lexim

Këto janë pamjet e sherrit masiv të ndodhur mbrëmjen e kësaj të mërkure në Bilisht.

Në video duket momenti kur personat, përfshirë Trajan Çelikun, sulmojnë për herë të dytë, 39 vjeçarin Guri Mazelliu, duke i bërë pritë në afërsi të qendrës së qytetit të Bilishtit.

Siç duket dhe nga pamjet, ata mbajnë në dorë shkopa bejsbolli dhe sulen drejt mjetit të Mazelliut.

Shkak i sherrit dyshohet se janë pazaret e kontrabandës.

Tre persona kanë goditur dhe dhunuar me sende të forta një shtetas duke i shkaktuar dëmtime në trup. Nga ana tjetër, pas sulmit, i dëmtuari ka nxjerrë thikën dhe ka goditur njërin prej dhunuesve. Burime bëjnë me dije se Trajan Çeliku, i njohur nga policia si person problematik, së bashku me dy persona të tjerë, kanë dhunuar një 39 vjeçar me inicialet G.M.

Konflikti ka nisur verbalisht e më pas ka përfunduar në përdorimin e sendeve të forta. Trajan Çeliku u konfliktua me 39 vjeçarin paraditen e sotme, e më pas, ka shkuar sërish për ta takuar me dy persona të tjerë. Gjatë sherrit, 39 vjeçari e ka goditur me thikë pas sulmit të personave. Mësohet se pas mjekimit në spital, të gjithë janë shoqëruar në komisariatin e Devollit ku do të merren në pyetje e do të zbardhet gjithë dinamika e ngjarjes.


Top Channel

Burimi: top-channel.tv

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

ne qershor euroja ra ne nivelin me te ulet historik prej 981 lekesh 68dd9f8310732
Lajmi i mëparshëm

Në qershor euroja ra në nivelin më të ulët historik prej 98,1 lekësh

astronomet kapin imazhin e pare te planetit foshnje rreth nje ylli te ri 68dda07a8dd83
Lajmi i radhës

Astronomët kapin imazhin e parë të ‘planetit foshnjë’ rreth një ylli të ri

Të fundit nga

KQZ: Përfundon 84.31% e numërimit

Sipas të dhënave të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, deri më 10 qershor 2026 në orën 23:56 janë procesuar 2,106 nga gjithsej 2,498 vendvotime, që përbën 84,31% të numrit të përgjithshëm.

Taylor Swift sjell glamur në Hollywood

Taylor Swift doli në tapetin e kuq me një prezencë që tërhiqte menjëherë vëmendjen, si gjithmonë e kontrolluar deri në detajin e fundit, por këtë herë me një nuancë më të butë
ShkoLartë