Më 23 korrik 2023 në ora 20:00 në sheshin Skënderbeu në Prishtinë do të performoj tenori i famshëm shqiptar, Ramë Lahaj.
Biletat e koncertit tashmë kanë dalur në shitje.
Ka qenë vëtë Lahaj ai që ka njoftuar nxjerrjen e biletave në shitje dhe destinacionin se ku do të shkojnë të ardhurat e këtyre biletave.
Postimi i Ramë Lahajt:
Të dashtun miq, më në fund biletat kanë dalë në shitje dhe mund t’i gjeni online në linkun më poshtë, e po ashtu në pikat fizike të shitjes: @ravetravel në Prishtinë, ndërsa në Pejë në Soho Bar dhe Prizeren në Diamond Vector Travel.
Të gjitha fondet nga shitja e biletave do të shkojnë tek Fondacioni Rame Lahaj. Me fondet e biletave të koncertit të vitit të kaluar janë dërguar student nëpër workshope të ndryshme nëpër botë. Janë aranzhuar për disa prej tyre audicione e konkurse. Të njëjtën do bëjmë për çdo vit si Fondacion, andaj bileta juaj ndihmon direkt tek talentët e rinjë dhe sigurisht stafin e Fondacionit që kujdeset për këtë projekt. Ju faleminderit që jeni pjesë e kësaj kauze.
Përqafime e mirupafshim më 23 korrik 2023 në ora 20 në sheshin Skënderbeu në Prishtinë.