Dalin në dritë prapaskenat pas transferimit te Barcelona

1 minut lexim

Robert Levandovski është padyshim goditja më e madhe e kësaj merkatoje. Sulmuesi u transferua te Barcelona dhe për të arritur këtë iu desh të krijonte edhe probleme te Bajerni.

Ndërkohë, gazetari gjerman, Kristian Falk, ka nxjerrë në dritë prapaskena të polakut.

Sipas tij, 33-vjeçari kishte raporte të këqija me sulmuesin e njohur të bavarezëve, Leroi Sanenë.

Ky i fundit erdhi te Bajerni në vitin 2020, kur u largua nga Mançester Siti. Marrëdhënia mes dy sulmuesve nuk ishte aspak pozitive, teksa Sane e konsideronte Levandovskin një lojtar egoist.

Situata ishte e nxehtë mes tyre dhe ndoshta kjo ishte edhe një arsye më tepër që shtyu Levandovskin të largohej nga gjigantët e Bundesligës.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Policia gjen tetovarin e raportuar si i humbur

Story i radhës

Mike dhe rivale! Monika Lubonja rikthen konfliktin me Arjola Demirin, deklarata e papritur e aktores

Të fundit nga