Dalin emrat se kush do të dëshmojë në Komisionin Hetimor për të skandalin e vjedhjes së TIMS-it në Policinë e Shtetit

min lexim

Komisioni hetimor “Për trajtimin e të dhënave të sistemit TIMS do të zhvillojë mbledhje më datë 2 korrik 2024. Në këtë datë, do të zhvillohen seancat dëgjimore me disa dëshmitarë.

Kryetari i Komisionit Hetimor për sistemin TIMS Ervin Salianji ka vendosur që të thërrasë të dëshmojnë Vlora Hysenin, drejtoreshë e Shërbimit Informativ të Shtetit; Florian Sulejmanin, drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore; Ardi Veliu, ish-drejtor i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Rendi i ditës në mbledhjen e Komisionit Hetimor për sistemin TIMS më 2 korrik, dëshmitarët që do thirren:

Ora 11:00 – Znj.Vlora Hyseni, Drejtore e Shërbimit Informativ të Shtetit;

Ora 12:00 – Z. Florian Sulejmani, Drejtor i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore;

Ora 13:00 – Z. Ardi Veliu, Ish- Drejtor i Agjencisë së Mbikqyrjes Policore;

Kujtojmë më parë kanë dhënë dëshmitë e tyre edhe ministri i Brendshëm, Taulant Balla dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku.

Kreu i Komisionit Hetimor parlamentar, deputeti demokrat Ervin Salianji, ka këmbëngulur vazhdimisht që seancat dëgjimore të zhvillohen me dyer të hapura, ndërsa mazhoranca socialiste me shumicë votash, ka vendosur që seancat të jenë me dyer të mbyllura.

Xhaferri: Censi, makiazh mbi plagën e shpopullimit, i përpiluar si të ishin të dhëna patronazhistësh
“Kemi dëgjuar llahtarë nga dëshmitarët që janë paraqitur në këtë komision, edhe pse për socialistët mund të mos konsiderohen të tilla”, ka deklaruar Salianji.

Story i mëparshëm

Gabriella Jakovlleva emërohet drejtoreshë në Agjencinë për Zbulim, reagon Erolld Musliu: Siljanovska u dorëzua ndaj presionit partiak

Story i radhës

Edhe një skandal: Për herë të parë që nga 2001, asnjë shqiptar në drejtim të Agjencisë së Zbulimit

Të fundit nga