Detaje të reja janë bërë me dije nga operacioni i ditës së djeshme në fshatin Drenovicë, të njësisë administrative Kutalli në Berat, ku u zbulua një fermë kanabisi.
Top Channel raporton se në pranga kanë rënë Hamdi Dyli, Sidrit Bisha, Jurgen Ujkaj, Blerim Xheka, Bashkim Mema, Edison Mema, Endriol Xheka, Mirvaldo Disha, Samoel Lushaj, Drita Mema, Izmire Mema.
Të arrestuarit janë nga fshati Drenivice, Ishëm, Lezha, Kopliku, Nikla, Kamez, Tiranë, ndërsa në kërkim është shpallur dhe një 19 vjeçar.
Sera ku ishte ndërtuar objekti ku përpunohej droga ishte në pronësi të Hamdi Dylit. Objekti ishte i ndarë në katër pjesë, ku 95 gratë e punësuara, te cilat po hetohen ne gjendje te lirë, pastronin çdo dite lëndën narkotike të tharë që ua sillnin me furgon.
Punëtorët te cilat ishin te moshave te ndryshme deri 75 vjeç kanë thënë se janë punësuar jo në të njëjtën kohe. Por pjesa me e madhe kishte 20 ditë që punonin. Lënda narkotike e tharë vinte me furgon, punëtorët e pastronin dhe paketonin dhe furgoni e largonte.
Paguheshin 5,000 lekë [40 euro] në ditë dhe rrinin 24 orë në serë. Aty ushqeheshin dhe flinin. Gjatë operacionit te policisë janë sekuestruar rreth 875 kg kanabis e tharë.
Policia ka sekuestruar dhe dy pistoleta dhe një kallashnikov.
Po ashtu është sekuestruar dhe një shume e konsiderueshme parash.