Daku: “EURO 2024”, eksperiencë jo shumë e mirë për mua

Kombëtarja e Shqipërisë të hënën e mbaroi aventurën në “EURO 2024”.

“Kuqezinjtë” u gjendën në “Grupin e Vdekjes”, me kundërshtarë tejet të fortë si: Spanja, Italia dhe Kroacia.

Skuadra e Sylvinhos arriti të marrë vetëm një pikë në përballjen me Kroacinë, që përfundoi 2:2, kurse u mposht nga Italia 2:1 dhe Spanja 1:0.

Në përgjithësi futbollistët shqiptarë treguan paraqitje dinjitoze duke mos u turpëruar nga kombëtaret me klas botëror.

E të marten ata veçse mbërritën në Aeroportin e Rinasit.

Aty, një nga futbollistët më të përfolur të kombëtarës Mirlind Daku, dha një intervistë për mediat shqiptare.

Ai deklaroi se “EURO 2024, nuk ishte dhe aq eksperiencë e mirë për të”.

“Ka qenë një eksperiencë e mirë për gjithë grupin, por për mua jo shumë e mirë – duke e parë atë rastin që ndodhi. Por nuk kemi çfarë të bëjmë. Kombëtarja po rritet më shumë dhe jam i kënaqur që isha pjesë e saj në Euro 2024. Sylvinho u ndje krenar që e kemi përfaqësua shumë mirë. Ne dinim që ky ka qenë grup i vështirë”, tha Daku.

Daku ishte dënuar me dy ndeshje moslojë nga UEFA, si shkak i pjesëmarrjes në thirrjet ofenduese ndaj serbëve dhe maqedonëve.

Burimi: botasot.info

Story i mëparshëm

Zjarr në kodrat e Vainit në Karbunarë, terreni i vështirë pengon aksionin për shuarjen e flakëve, shkrumbohen 5 ha ullinj dhe shkurre

Story i radhës

Gashi rendit politikanët “e panevojshëm”, përmend me emra dy ministra të Kurtit: Te VV-ja janë 80% e grupit

Të fundit nga