Daja tregon se çka i mungoi Ballkanit në përballjen ndaj Cluj

1 minut lexim

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja pas ndeshjes është parë i dëshpëruar me barazimin.

I pari i shtabit teknik të suharekasve ka thënë se përkundër barazimit kishin një paraqitje të mirë.

Daja u shpreh se mungesa më e madhe e Ballkanit në këtë takim ka qenë ajo e kapitenit Edvin Kuc, mungesë që është vërejtur në fushë.

“Na mungoj prezenca e kapitenit Edvin Kuç pasi ai është shumë i rëndësishme në ato zona ku luan”.

“Këtë barazim nuk e marrim si humbje në fund por si një prezantim shumë të mirë”.

“Sigurisht që barazimi në fund është i dhimbshëm dhe dëshpëron por nuk duhet harruar që kemi zhvilluar një lojë të mirë dhe them se ky rezultat është më shumë sesa barazim“, ka thënë pas ndeshjes trajneri i Ballkanit Ilir daja për Artsport.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ballkani e pëson në fund në “Fadil Vokrri” (VIDEO)

Story i radhës

Apple Watch Series 8 ka sensor për matjen e temperaturës

Të fundit nga