Daja: Përkundër humbjes bëmë një paraqitje të mirë

Trajneri i FC Ballkanit, Ilir Daja ka thënë së skuadra e tij ka bërë një paraqitje të mirë pavarësisht se humbi sot në Plzen të Çekisë

Daja tha se skuadra e tij arriti që të mbrohet mirë, ku ata arritën që të qarkullojnë topin dhe të krijojmë raste.

“Besoj që tërë këtë paraqitje e meritojnë atë që bënë pasi që të luash të enjten, të luash të dielën, të udhëtosh të mërkurën, kjo tregon se kemi bërë një paraqitje të mirë”, ka thënë ai Daja

Sipas tij Gripshi në pjesën e parë nuk arriti që të bënte ato dalje përpara, për shkak të fushës. E përmirësoj këtë gjë në pjesën e dytë. Daja ka përshëndetur lojën e Halilit që sipas tij ka bërë një lojë të mirë i cili arriti që të neutralizonte krosimet e kundërshtarit që kishte një sulmues me shumë gjatësi .

“Në fund, ne duhet të ulemi me presidentin për të parë edhe ndeshjet që do të kemi në Kosovë e që do të jenë çdo tri-katër ditë. Kosova ka përfituar shumë nga paraqitjet e Ballkanit, ekipet e Superligës dhe një ndër to është Drita që këtë vit shkoi në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës”, ka thënë ai.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Erdogani thotë se nuk pajtohet me “qasjen negative” të liderëve tjerë ndaj Putinit

Story i radhës

“Surprizë…” – thotë Agim Nuhiu për Abetaren e unifikuar

Të fundit nga

Shtanget Juventus

Manchester United ka hyrë në bisedime me mesfushorin e Juventusit, Adrien Rabiot. Kontrata e lojtarit francez