Ballkani është mposhtur në xhiron e gjashtë në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.
Suharekasit humbën 0-2 nga Drita në derbin e kësaj jave.
Pas ndeshjes, kryetrajneri i Ballkanit, Ilir Daja tha se ekipi i tij nuk mundet që me këtë intensitet të ketë vazhdimësi të rezultateve.
Megjithatë, Daja tha se nuk ka çfarë t’i kërkojë më shumë këtij ekipi, pasi është skuadër që po bënë historinë.
“Nuk mundemi me gjithë këtë intensitet të kemi vazhdimësi të rezultateve, u detyruam të bëjmë rotacione, ankohen edhe ekipet e mëdha për ndeshjet e ngjeshura e jo ne këtu në Kosovë.
Kishim paraqitje të mirë, nuk kam çfarë t’i kërkojë më shumë këtij ekipi, skuadër që po bënë historinë.
Suportin e vetëm që e morëm nga liga jonë është vetëm ndeshja e shtyerë ndaj Malishevës. Në fund fare nuk mundemi më shumë”, tha Daja gjatë intervistës pas ndeshjes për “Art Sport”.