Daja: Kontrolluam ndeshjen

Ferizaj dhe Ballkani kanë barazuar 0-0 në ndeshjen e xhiros së 26-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Ka qenë një duel shumë interesant, por që në fund përfundoi pa gola dhe pa fitues.

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka thënë pas ndeshjes se e kontrolluan lojën duke krijuar disa raste, por pa sukses.

“Mendoj që pavarësisht se nuk shkuam te fitorja, kontrolluam lojën dhe pothuajse e kishim nën kontroll.

Kishim rastet para portës. Pas ngërçit në lojë, mendoj që sot jemi rikthyer”.

“Mungesat janë të rëndësishme, por lojtarët që u inkuadruan, justifikuan besimin. Ishim në ekuilibër.

Kundërshtari u mbrojt mirë”.

“Po të shfrytëzonim rastet, mund edhe të shkonim drejt marrjes së fitores”, deklaroi Daja.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Zenhausern fiton garën e fundit, Odermatt kampion i ri i botës

Story i radhës

Egjipt, mbahet Samiti i Sigurisë për uljen e tensioneve Izrael-Palestinë

Të fundit nga