Daja konfirmon mungesën e Emërllahut dhe Zybës ndaj Bate Borisov

August 23, 2023
1 minut lexim

Qëndrim Zyba dhe Lindon Emërllahu nuk do të jenë të gatshëm ta ndihmojnë Ballkanin në ndeshjen kundër Bate Borisovit që zhvillohet të enjten në kuadër të play off-it të Ligës së Konferencës.

Kështu ka bërë të ditur trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, në konferencë për media para ndeshjes në “Fadil Vokrri”.

“Largimi i Albion Rrahmanit, lëndimi i Lindon Emërllahut dhe i Qëndril Zybës bëjnë që Ballkani të mos jetë në formën optimale për këtë sfidë. Gjithsesi kjo nuk do të jetë për justifikim sepse ne duam të japim më të mirën nesër”, tha Daja.

Ai pranoi se duke parë eksperiencën evropiane, Bate është skuadër favorite në këtë ballafaqim.

Sfida mes Ballkanit dhe Bate Borisovit zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45 në stadiumin “Fadil Vokrri”

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Dy shkupjanë dyshohet se kanë përdhunuar një vajzë 18 vjeçe

Story i radhës

Tërhiqet Greqia, pranon zjarrfikësit/ Më shumë se 60 trupa nga Shqipëria do të shkojnë për ndihmë

Të fundit nga

Goditje e bujshme e Barcelonës

Barcelona duket se ka bërë një goditje të bujshme teksa ka siguruar firmën e një lojtari të cilin e kërkonin të gjithë klubet e mëdha të Europës. Gazetat katalanase ”Sport” dhe :”Mundo
ShkoLartë