Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja, ka thënë se dita e mërkure ka qenë ditë feste për qytetin e Suharekës.
Ballkani fitoi ndaj Suharekës së Ligës së Parë me rezultatin 1:0, në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.
“Ishte ditë festive për Suharekën. Ky ishte derbi i parë në këto nivele.
Na vjen mirë për Suharekën.
Sa i përket lojës, duhej shfrytëzuar rastet sepse janë disa lojë që shkojmë deri në fund dhe nuk i finalizojmë mundësitë.
Ndeshjet me eliminim fitohen me episode.
Në këtë aspekt ishim në ekuilibër, por në momentin që nuk shënon rritet edhe doza e stresit dhe lojtarët nuk mund ta shprehin qartë kapacitetin që posedojnë”, ka thënë Daa.