Daja analizon humbjen e sotme, ka një mesazh për futbolldashësit kosovarë

September 15, 2022
1 minut lexim

Pas humbjes ndaj skuadrës së Slavia Pragues në Ligën e Konferencës, trajneri i Ballkanit, Ilir Daja ka analizuar ndeshjen e sotme, kurse për fund kishte një mesazh të fortë për tifozët kosovarë.

Ballkani pësoi humbje sot me rezultat të ngushtë 3:2 si mysafirë në ndeshjen kundër Slavia Pragues, e vlefshme kjo për Grupin G të Ligës së Konferencës.

Kampioni kosovar tregoi paraqitje tejet dinjitoze në fushë, por Ilir Daja mendon se skuadra më e mirë fitoi ndeshjen e sotme.

“Ekipi më i mirë fitoi sonte. Ata kanë eksperiencë, kanë qenë në grupe të Ligës së Kampionëve. Kanë luajtur mirë me Interin dhe Barcelonën”, tha Daja.

“Shpresoj që të gjithë futbolldashësit kosovarë të jenë të pranishëm në Kosovë. Besoj se nuk kemi rënë nën presion sonte”, shtoi më tej trajneri i Ballkanit.

Pas dy ndeshjeve të zhvilluara në Ligën e Konferencës deri tani, Ballkani zë vendin e fundit në Grupin G me vetëm një pikë të arkëtuar, aq sa ka edhe CFR Cluji në vendin e tretë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Lazio pëson debakël në Danimarkë

Story i radhës

Von der Leyen në Kiev për të takuar Zelenskyn

Të fundit nga

ShkoLartë