Dafina Zeqiri shpërthen kundër Arbër Bytyqit: ‘Ti je një sociopat’

December 23, 2022
1 minut lexim

Dafina Zeqiri ka shpërthyer kundër grimierit Arbër Bytyqi, të cilit i kërkon me tone të ashpra që të mos i postojë më fotot e saj në profilin e tij në Instagram.

Përmes një Instagram Story, Dafina e quan grimierin “rrenc” dhe “një nga njerëzit më fals”.

“Arbër rrenc Bytyqi MUA [make up artist]! Mjaft postove foto shumë të edituara të miat! Të miat në përgjithësi! Ne nuk punojmë bashkë! Ti e di mirë pse!,” shkruan Dafina. “Je një nga njerëzit më fals që kam njohur në këtë industri! Një gënjeshtar! Mjaft! Më postove! “Mua”! Pikë! Nuk veproj kështu zakonisht, por dreqi e mori! Ti je një sociopat!”

Image

Dafina nuk jep shpjegime të mëtejshme mbi çfarë ka ndodhur mes tyre, ndërsa Arbër Bytyqi nuk ka reaguar.

Shënim i redaksisë: Sociopat është një person që ka një çrregullim të personalitetit antisocial – një çrregullim mendor në të cilin një person vazhdimisht nuk tregon respekt për të drejtën dhe të gabuarën dhe injoron të drejtat dhe ndjenjat e të tjerëve. Sociopatët kanë një aftësi të kufizuar për të patur ndjeshmëri dhe pendesë.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

I ftohti shkakton 8 viktima në Japoni

Story i radhës

Klopp: City Nuk fal në fushë, janë një skuadër fantastike

Të fundit nga

Trump po përgatit një takim me Putinin

A do të ndodhë gjithçka shumë shpejt? Donald Trump (74) edhe pse zyrtarisht merr detyrën si presidenti i 47-të i Shteteve të Bashkuara më 20 janar, tashmë po planifikon takimin e tij
ShkoLartë