Daçiç: Pa Rusinë s’mund ta ruajmë Kosovën, prandaj s’i vëmë sansksione Putinit

March 31, 2022
1 minut lexim

Lufta e pashembullt që Vladimir Putin ka nisur në Ukrainë ka vendosur në një pozitë të papërshtatshme Serbinë e Aleksander Vuçiqit, pasi politika serbe në vazhdimësi ka luajtur me dy karta, atë të Moskës dhe atë të Brukselit e Perëndimit. Pas agresionit rus në Ukrainë, Serbisë iu desh të zgjidhte në mes të botës perëndimore dhe demokratike që dënoi e sanksionoi Rusinë apo brutalitetit të Vladimir Putinit.

Por pavarësisht presionit perëndimor, Serbia vazhdon të jetë i vetmi vend në rajon që synon integrimin në BE e që s’ka vendosur sanksione kundër Rusisë.

Për një veprim të tillë ka folur kreu i parlamentit të Serbisë, Ivica Daçiq, i cili njihet edhe si mik i ngusht i presidentit rus, duke thënë se nëse do t’i vendosnin sanksione Rusisë atëherë kjo do të nënkuptonte “dorëzim për Kosovën”.

“Ne duhet shmangur të qënurit emocional dhe irracional për situatën aktuale. Nëse jemi të gatshëm të heqim dorë nga Kosova, atëherë ne mund t’i vendosim sanksione Rusisë. Por ne nuk jemi të gatshëm, prandaj nuk mundemi. Si do ta mbrojmë Kosovën pa një aleat. Unë s’po them që ne kemi një aleat të ri. Sanksionet kundër Rusisë nuk e dëmtojnë Rusinë, por Serbinë. Rusia iu ‘mbijetoi” sanksioneve të Malit të Zi, do t’iu mbijetojë edhe sanksioneve të Serbisë”, ka thënë Daçiq për Tanjug.

Në këtë intervistë për agjencinë e lajmeve serbe, Daçiq ka folur edhe për vendimin e Republikës së Kosovës për të mos lejuar organizimin e zgjedhjeve të Serbisë në territorin e Kosovës./Express

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

U mbajt një sesion informues për Start-Up dhe bizneset ekzistuese

Story i radhës

Babai i deputetit Bllakos merrte 6 mijë € në muaj nga Klodian Zoto, rezultonte i punësuar si brumëgatues

Të fundit nga

Zemra e Trump-it papritmas bën TikTok

„Sa i përket TikTok-ut, ne do ta ndalojmë atë në SHBA. Unë kam këtë fuqi. Mund ta bëj me një dekret presidencial.“ – Presidenti i ardhshëm i SHBA-së, Donald Trump (78), në
ShkoLartë