Erdon Daci me shumë sukses e përfundoi sezonin futbollistik në kampionatin e Ligës së dytë të Belgjikës (1B PRO League).
Sulmuesi shkupjan para pak ditësh me skuadrën e tij Westerlo kanë festuar titullin kampion, dy javë para përfundimit të sezonit.
KVC Westerlo është në vendin e parë me 52 pikë, 7 më shumë se RWD Molenbeek.
Kjo ishte një arsye e bukur për të biseduar me golashënuesin e Westerlos dhe reprezentuesin e ri të Maqedonisë së Veriut, Erdon Daci.
“Jam shumë i kënaqur me këtë sukses, pasi ky ka qenë prioriteti i ynë që të shpallemi kampion. Jemi të lumtur që ia arritëm qëllimit. Po ashtu jam tejet e i kënaqur edhe me paraqitjet e mija te Westerlo, ku deri tani arrita të shënoj nëntë gola dhe një asist”, deklaroi për Open-TV, Daci.
I pyetur për të ardhmen e tij, Daci përgjigjet shkurt:
“Nuk e di njëherë. Fillimishtë dëshiroj ta shijoj këtë këtë sukses dhe pastaj do të shohim”.
Ai titullin kampion ia dedikon familjes së tij.
“Titullim ia dedikoj familjes time e cila më ka qëndruar afër në çdo moment për gjithçka”, përfundoi Erdon Daci.