Viktor da Silva vijon të jetë një çështje e nxehtë te Partizani, me klubin, që ka marrë vendimin për ta lënë jashtë ekipit në një afat të pacaktuar.
As ditën e djeshme braziliani nuk ishte në stërvitje dhe nuk do të jetë në dispozicion për ndeshjen ndaj Astanës, njëjtë siç ndodhi edhe ndaj Romës. Braziliani, i cili ka edhe një vit kontratë me të kuqtë, në këtë situatë duket më pranë largimit sesa rikthimit në skuadër.
Egnatia është interesuar për Da Silvën, i cili vjen me petkun e golashënuesit të Partizanit dhe të një lojtari “të rrahur” me Superioren, çka bën që ofertat të mos i mungojnë.
Do të duhet të presim se si do të zgjidhet kjo çështje, e cila për momentin është cilësuar thjesht si disiplinore.