Golden State Warriors është rikthyer te fitorja pas dy humbjeve radhazi në elitën e basketbollit amerikan NBA.
Në duelin e zhvilluar në Chase Center, Warriors ka triumfuar ndaj Brooklyn Nets me katër pikë diferencë 124:120.
Stephen Curry si gjithmonë ka qenë fantastik në këtë fitore të GSW me 37 pikë, tre kërcime e një asistim.
Me lojë të mirë u dallua edhe Klay Thompson që realizoi 24 pikë e pesë kërcime.
Fantastik në këtë sfidë ishte edhe Cameron Thomas i mysafirëve që e mbylli ndeshjen me 41 pikë, pesë kërcime e dy asistime, por që në fund nuk mjaftuan për fitoren e Brooklyn.
Ndërkohë Philadelphia 76ers ka shënuar fitoren e gjashtë radhazi, pasi ka triumfuar në udhëtim te Charlotte Hornets me 53 pikë diferencë 82:135.
Joel Embiid ishte i jashtëzakonshëm në këtë sfidë me 42 pikë, 15 kërcime, tre asistime e dy bllokada.