Curry: Ky është ekipi ku do të luaj nëse largohem nga Golden State

1 minut lexim

Basketbollisti Stephen Curry ka deklaruar se në rast se do të largohej nga ekipi i Golden State Warriors do të luante me skuadrën e Charlotte Hornets.

“Nuk kam ndërmend të largohem nga Golden State dhe këtu dua ta mbyll karrierën time”, tha Curry, kampion në fuqi në NBA.

“Nuk e mohoj që skuadra tjetër ku do të dëshiroja të luaja përveç Warriors është Charlotte. Gjithsesi, shanset që kjo gjë të ndodhë janë thuajse zero, pasi këtu me duan dhe do të luaj ende për shumë kohë”, tha Curry, që ka jetuar në Charlotte, qytet që e njeh mirë.

Stephen Curry ka luajtur në NBA vetëm me skuadrën e Golden State, që kur u përzgjodh në “draft” në vitin 2009. Katër herë kampioni i NBA-së është rekordmeni i gjuajtjeve për tri pikë. Ai ka kryer shkollën e mesme në Charlotte, ku dhe është rritur.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

“Inceneratorët paguan Ben Blushin”/ PD: Miliona nga taksat e shqiptarëve për ekranet

Story i radhës

Malisheva fiton 8 medalje në Kampionatin e Kosovës 

Të fundit nga